Ministria e Transporteve e ka shtyrë edhe me disa ditë pranimin e ofertave nga kompanitë e interesuara për të marrë me koncension mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.
Është hera e dytë që zhvillohet një procedurë tenderimi, pasi në rastin e parë tenderi u anulua për shkak të kostove të larta që ofruan kompanitë.



