
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot për situatën ekonomike në vend.
Në një konferencë për media, Meta akuzoi qeverinë, si përgjegjëse për largimin e shqiptarëve jashtë vendit.
Teksa akuzoi qeverinë se nuk ka indeksuar pagat e punonjësve, Meta paralajmëroi se në nisje të sesionit të ri parlamentar, Partia e Lirisë do të depozitoj në Kuvend një iniciativë ligjore për të garantuar indeksimin e pagave.
Nëse nuk do të bëhet sipas Metës do ta çojnë në Kushtetuese.
Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij.
Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë.
Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues.
Do ndërmarrim iniciativën në fillim të sesionit të ri në Kuvend për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në gjykatë kushtetuese. Paratë do shkojnë për super aferën e Inceneratorëve. 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë.
Ndër të tjera, ai foli dhe për bordin e transparencës i cili vendos çmimet e karburanteve.
Kryeoligarku Edi Rama tek këto çmime dhe këto lojëra që bën me naftën është përfituesi kryesor.
Bordi u shpik për të thënë që po kujdesemi dhe për të bërë lajme. E dimë që të gjitha i vendos Edi Rama siç i thonë shërbëtorët e tij dhe përfituesi më i madh është Edi Rama.
Çmimi ka rënë në të gjithë botën, por këtu nuk ka s’di të bjerë dhe rruga është shporrja e kësaj qeverie të pashpirt që mendon se duke varfëruar shqiptarët do t’i bëjë të nënshtruar, por ka akumuluar një urrejtje të jashtëzakonshme që ka nisur të derdhet rrugëve të Tiranës.



