Francezët votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, ku pas epërsisë së ndjeshme në raundin e parë, ekstremi i djathtë synon pushtetin.
Bazuar në rezultatet e raundit të parë të votimit Tubimi Kombëtar (RN) i Marine Le Pen dhe Jordan Bardella, epërsia ishte e ndjeshme për të pasur shumicën e Asamblesë.
Francezët janë thirrur të zgjedhin 501 deputetë në Asamblenë Kombëtare nga 577, pasi 76 vende u fituan që në raundin e parë të votimit.
Votimi i së dielës përcakton se cila parti kontrollon Asamblenë Kombëtare dhe kush do të jetë kryeministër.
Qendrat e votimit u hapën të dielën në orën 08:00 për raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative, një votim historik në të cilin Tubimi Kombëtar mund të dalë fitues, megjithatë me pasiguri të madhe për aftësinë e tij për të marrë një shumicë absolute në Kuvend dhe për të qenë në gjendje të formojë qeverinë.
Francezët mund të votojnë deri në 18:00 ose 20:00 në qytetet e mëdha, kur do të dalin rezultatet e para.

Marine Le Pen vlerësoi se shanset e RN për të pasur një shumicë absolute në Kuvend si “serioze” të premten, duke besuar se parashikimet e nuk janë një shkencë ekzakte.
Marine Le Pen, e cila sipas sondazheve të fundit do të qëndrojë larg shumicës absolute të lakmuar, do të jetë forca kryesore në vend, e ndjekur nga dy blloqet e tjera, e majta dhe makronistët.
Zgjedhjet, të zhvilluara në sfondin e polarizimit të fortë në vend, kanë ngritur alarmin e rendit publik me frikën e trazirave të mundshme kur të shpallen rezultatet.
Vetëm 28 vjeç, Jordan Bardella ka ndihmuar që Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të bëhet forca politike më e fortë në Francë dhe ai mund të bëhet kryeministri më i ri i vendit.
Pasi votuesit e çuan Tubimin Kombëtar të Marine Le Pen në një epërsi të fortë në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, Bardella iu drejtua mbështetësve për t’i dhënë partisë së tyre një shumicë absolute në raundin e dytë vendimtar që do të lejonte partinë anti-emigracion dhe nacionaliste të synonte qeverinë, me Bardellën në krye.
Bardella është pjesë e një brezi të rinjsh që iu bashkuan partisë nën udhëheqjen e Marine Le Pen në vitet 2010.
Në raundin e parë të votimit, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar dhe aleatët e saj arritën 33% të votave popullore. Ndërkohë aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) doli në vendin e dytë me 28% ndërsa koalicioni qendror i Presidentit Emmanuel Macron, Together, arriti 20%.



