
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat pas mbledhjes së sotme deklaroi se procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm.
Ai deklaroi se Rama nuk e ka të drejtën për të zgjedhur Presidentin e vendit, pasi siç ai u shpreh nga 74 votat e mara gjatë masakrës zgjedhore, dy janë tashmë në qeli, dhe dy të tjerë non grata.
Alibeaj theksoi se Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve dhe detyrimi i opozitës është të bëhet zëdhënësi i shqiptarëve në mënyrë që të tregojë fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës
PD lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit propozon se do duhet në mënyrë kolegjiale një konsultim mes të gjithë deputetëve për qëndrimin që do mbajë. U la dhe një mbledhje tjetër që do duhet të merren mendimet e të gjithë deputetëve për të arritur në një përfundim. Procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm, megjithatë edhe sot që flasim opinioni im është i qartë që Rama nuk ka të drejtën të zgjedhë presidentit as me shumicën e thjeshtë, për një arsye të thjeshtë, se 74 vota që mori nga masakra e zgjedhjeve, dy i ka pas qelisë, dy janë dezinjuar si non grata për përdorim të shtetit dhe në këtë aspekt është deligjimuar maxhoranca e Ramës të zgjedhë presidentin.
Ajo që duhet është të jetë president i shqiptarëve, por këtu duhet të përballët opozita, PD, e cila ka dy rrugë, njëra të shmangemi me bishtin ndër shalë por kjo s’ka funksionuar sepse përfaqësojmë gjysmën e shqiptarëve dhe do duhet të përballemi me Ramën dhe fasadën e tij. Pastaj është dhe detyrimi moral dhe kushtetues. Është detyrimi i opozitës që pikërisht atë që na kanë dhënë shqiptarët në prill të vitit të kaluar ta çojmë përpara. Ky do të jetë një qëndrim që do duhet të zhvillojë një proces transparent, presidenti është i shqiptarëve dhe ne kemi detyrimin të bëhemi zëdhënës të shqiptarëve përmes jush. Është detyrimi ynë të tregojmë fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës për këtë arsye PD do të ketë një mbledhje tjetër për të diskutuar i qetë për të dhënë qëndrimin e duhur për zgjedhjen e presidentit.



