
Seanca plenare për prezantimin e programit qeverisës “Rama 4” zgjati vetëm 25 minuta, mes tensioneve dhe ndërprerjeve të vazhdueshme nga ana e opozitës.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Mentor Nazarko tha se parlamenti po del jashtë funksionit dhe fajësoi opozitën për këtë situatë, duke e quajtur atë të pailigjshme në përfaqësim.
Në parlament nuk mund të ndodhin ato që ndodhin në rrugë apo në protesta.
Parlamenti është vendi i fjalës, i argumentit, por kjo kërkon që ata që flasin të kenë legjitimitet.
Në parlament është fuqia e fjalës. Por fuqia e fjalës e mbështetur me legjitimimitetin e atyre që flasin.
Nëse ne besojmë se ata që flasin në parlament flasin mirë, kam përshtypjen se kjo opozitë nuk është legjitime.



