Emisioni "Xhadat” pas denoncimit të banorëve për kushtet e vështira të jetesës në fshatin e tyre udhëtoi drejt Zavalinës, fshat në rrethin e Elbasanit. Për të shkuar në Zavalinë, duhet të kalohej nëpërmjet një rruge të rrezikshme. Rruga ishte me gropa, baltë, vende- vende me inerte të rrëzuara nga shpatet e kodrave dhe më sureale dukej kur në një pjesë të saj kalonte përroi i rrëmbyeshëm që vinte nga një shpat mali.
Një nga banorët që takuan në rrugë i tregoi gazetares se para dy vitesh një nga banorët e mori përroi në përpjekje për të kaluar rrugën. Kur vijnë votimet na premtojnë se do ta rregullojnë madje do vendosin dhe drita po nuk është bërë asgjë- tha ai.
Për të mbërritur në fshat na u deshën tre orë udhëtim me makinë. Në qendër të fshatit lokalet ishin të boshatisur. Të vetmit burra që takuam ishin drejtori i shkollës dhe dy banorë. Ata thanë se rruga është e vështirë por që janë mësuar tashmë.Administratori njësisë u shpreh se i ka bërë disa kërkesa bashkisë Elbasan për rrugën.
Kërkesa e fundit sipas tij ka qenë para dy javësh. Sipas administratorit të Njësisë para 6 muajsh janë bërë ndëhyrje të pjesshme në rrugë po ato nuk duken më për shkak të terrenit të vështirë dhe reshjeve të shiut. Kushtet e vështira kanë bërë që fshatrat e Njësisë Zavalinë të shpopullohen. Të rinjtë janë larguar në emigracion, ndërsa prej kohësh në zonë nuk ka pasur më as dasma.



