Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se po shqyrton një vaksinë të re kundër Covid-19 të zhvilluar nga laboratori gjerman SK Chemicals, i cili mbështetet në nanoteknologjinë për të sulmuar virusin, në pritje të një rigjallërimi të mundshëm të pandemisë.
Nëse miratohet, vaksina e quajtur Skycovion, do të jetë e shtata e miratuar në Bashkimin Evropian, ndërsa vaksinat e tjera të reja po shqyrtohen gjithashtu nga Agjencia Evropiane me qendër në Amsterdam për miratim në BE.
SK Chemicals paraqiti të dhëna mbi aftësinë e kësaj vaksine të re për të shkaktuar prodhimin e antitrupave kundër llojit fillestar të SARS-CoV-2, virusit përgjegjës për Covid-19 .
Vaksina mbështetet në nanogrimcat që përmbajnë elementë të proteinës Spike, e cila është çelësi për të lejuar SARS-CoV-2 të hyjë në qelizat njerëzore. Vaksina e zhvilluar nga SK Chemicals përmban gjithashtu një përbërës për të rritur përgjigjen imune të trupit ndaj vaksinës, tha agjencia.



