Reshjet e borës, vështirësi në disa segmente rrugore

Reshjet e borës, vështirësi në disa segmente rrugore

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë kryesisht verilindjen dhe juglindjen e vendit.

Prej mesnatës janë ndërprerë reshjet e borës në Dibër. Reshjet më të shumta kanë qenë në territorin e Bashkisë Dibër ku trashësia në qytetin e Peshkopisë arriti në 15 cm ndërsa në zonat malore si Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta dhe Lura trashësia kalon mbi 30 centimetra.

Situata rrugore është përmirësuar ndjeshëm dhe kalimi bëhet pa probleme pa zinxhirë.

Në qarkun e Kukësit, ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësitë mbi 450 metra, me trashësi borë që arrin deri në 50 cm në Shishtavec.

Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, akset nacionale po përballen me rrezik nga rënia e gurëve, inerteve dhe ngricave, çka po shkakton vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa segmente të rrugëve.

Megjithatë, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk ka bllokime të rëndësishme për momentin.

Përveç kësaj, disa zona kanë pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. Fshatrat dhe njësitë administrative të prekura përfshijnë Zogaj, Kepeneg, Bytyq, Tropojë, Golaj, Has, Bushtricë, Grykë-Çajë, Gdheshtë, Pistë, si dhe Malzi dhe Kukës.

Një nga zonat më të prekura ka qenë Korça, ku në aksin rrugor Boboshticë - Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm, veçanërisht në majën e Bigllës.

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik, duke ndërprerë furnizimin me energji në disa fshatra të njësive administrative Vithkuq dhe Lekas në bashkinë e Korçës, si dhe në Leskovik, në bashkinë e Kolonjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy