
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës del me mesazh lidhur me protestën e paralajmëruar për t’u mbajtur ditën e otme nga opozita në orën 12.00.
Mesazhi u drejtohet qytetarëve amerikanë, të cilët informohen se është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë dhe se kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Protestat mund të çojnë në dhunë të mundshme. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha.
Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për të ndërmarrë:
-Qytetarëve të SHBA-ve u kërkohet të shmangin këtë ngjarje
-Monitoroni mediat lokale
-Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
-Mbani një profil të ulët.



