Apeli i Posaçëm ktheu gjykimin e çështjes “Gërdeci”, Mediu: Akt i paligjshëm

Apeli i Posaçëm ktheu gjykimin e çështjes “Gërdeci”, Mediu: Akt i paligjshëm

Pasi Apeli i Posaçëm ktheu për gjykim çështjen “Gërdeci”, ka reaguar ish-ministri Fatmir Mediu.

Përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit, Adrian Visha thotë se është një akti i paligjshëm dhe se kërkojnë një “arsyetim”.

Sipas avokatit të ish-ministrit Mediu, vendimi i deklaruar në media nga Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm është jo Kushtetues dhe pluri-shkelëse e Konventës Europiane Për të Drejtat e njeriut.

“Ne cilesine e perfaqesuesit ligjor te z Fatmir Mediu shpreh sa me poshte: Vendimi i deklaruar ne media nga  Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit..

Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur  nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!

Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe. Pasi te  njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.”, shkruhet në deklaratë.

Kujtojmë se SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy