Kryetari i “Lëvizjes për Ripërtëritje Serbe” Vuk Drashkoviq ka thënë se Kushtetuta dhe Kosova janë muret e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai në një tekst autorial për gazetën serbe “Danas” tha se këto pengesa mund të largohen duke hequr Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë si dhe përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve në mes të të dyja vendeve.
Drashkoviq thotë se BE nuk kërkon Serbinë të njohë pavarësinë e provincës së saj aktuale, sepse ajo pavarësi, për çdo arsye të veçantë, nuk i njeh pesë anëtarët e saj, transmeton Klan Kosova.
Ai ka folur edhe për nismën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq rreth dialogut të brendshëm për Kosovën.
Drashkoviq ka deklaruar se e ka mbështetur ftesën e kreut të shtetit dhe “kam sugjeruar që pa hezitim, t’i heqim të dyja muret.
Sipas tij, me një marrëveshje historike me shqiptarët e Kosovës, bazuar në realitetin dhe vendosmërinë për të shuar armiqësinë me miqësinë, Serbia nuk e humb Kosovën. Atë e humbi Sllobodan Millosheviqi.



