Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se për partinë e tij nuk ka problem nëse PD dhe PS bëjnë koalicion para zgjedhjeve.
Vasili u shpreh i bindur se LSI-ja do të dalë forcë e parë.
“Meqë e kanë me kaq merak le ta bëjnë që tani koalicionin, ne nuk kemi asnjë merak, LSI nuk ka asnjë merak, LSI do të dalë forcë e parë. Ta bëjnë hapur koalicionin, se po e bëjnë si një dashuri që bëhet prapa mureve”, tha ai mbrëmë në emisionin “Opinion”



