Mungesa e Arta Markut në seancën e KPK, reagon përfaqësuesi i ONM: Jam i zhgënjyer, di të dallojë shkelësit e ligjit nga krimineli (VIDEO)

Mungesa e Arta Markut në seancën e KPK, reagon përfaqësuesi i ONM: Jam i zhgënjyer, di të dallojë shkelësit e ligjit nga krimineli (VIDEO)

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka vazhduar pa Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë.  Vetë zonja Marku nuk ishte e pranishme në seancën e KPK-së, ku u përfaqësua nga avokatja e saj. Por mungesa e saj në sallë ka sjellë edhe reagimin e vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, Teo Jacobs, i cili nuk u kursye në komentin e tij të vë në dyshim edhe integritetin profesional të Markut, si prokurore.

Edhe pse pasuria që kryeprokurorja e përkohshme në 4 vitet e fundit, figuron të jetë e justifikuar, Jacobs mori shembull denoncimet e një qytetari, që për të dytën radhë kishte marrë arrest me burg nga Marku, për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Kjo i referohet kohës kur Marku ka qenë prokurore në Shkodër në vitin 2016.

"Jam i zhgënjyer që zonja Marku nuk është e pranishme. Doja të bënim një debat. Dua të bëj disa komente për një nga çështjet që u diskutua këtu. Unë shoh që në këtë çështje ku një drejtues është ndaluar teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kur subjekti ishte prokurore. Unë nuk e mbështes konsumin e alkoolin teksa drejton mjetin, por subjekti Arta Marku ka vite që është prokurore, besoj se ajo e bën dallimin mes kriminelit dhe shkelësit të ligjit. Jo çdokush që shkel ligjin është kriminel. Këtu në Shqipëri vetëm një përqindje e vogël e atyre që janë në paraburgim marrin dënim me burg, ndaj është shumë e rëndësishme që të argumentohet hollësisht pse një person duhet të rri në burg teksa hetohet. Unë ndaj doja te kisha sot atë këtu që të debatonim profesionalisht", tha vëzhguesi i OMN.

E pyetur nga gjyqtarët për arsyen e mungesës së Markut, avokatja Lirime Çukaj tha se kryeprokuroja e përgjithshme e vlerësoi që të mos ishte pranishme në seancë. Ndërsa Jacobs u shpreh se mungesa e saj nuk ishte shenjë e mirë. "Jam dakord me konstatimin e vëzhguesit qe gjykatat caktojnë me shume masa me burg ne Shqipëri, por duhet ti bej me dije se është prokuroria qe kërkon këto masa dhe vendimin e merr gjykata", tha Avokatja.

Arta Marku i nënshtrohet vettingut me përparësi për shkak të detyrës që mban si kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e lartë të prokurorisë.

Vendimi për Kryeprokuroren do të jepet ditën e mërkurë në orën 10:00, ndërsa avokatja e kryeprokurores ka kërkuar konfirmimin në detyrë të Kryeprokurores. KPK ka marrë në shqyrtin tre komponentët pasurinë, integritetin dhe aftësitë profesionale dhe vlerësoi se Marku nuk ka konflikt interesi dhe fshehje të pasurisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy