Përpjekja për fshehjen e historisë/ Kalemaj: Në tekstet shkollore nuk pasqyrohet qartë historia e Spaçit, duhet të njihet nga brezi i ri (VIDEO)

Përpjekja për fshehjen e historisë/ Kalemaj: Në tekstet shkollore nuk pasqyrohet qartë historia e Spaçit, duhet të njihet nga brezi i ri (VIDEO)

A po lihen në harresë vendet e krimeve të rënda?

Kjo është pyetja që po shtrohet ditëve te fundit, pas dilemës nëse Burgu i Spaçit, të kthehet në një muze ku krimet e diktaturës komuniste të sillen në vëmendje për të mos u harruar atë që ka ndodhur.

Lidhur me këtë fakt, politologu Ilir Kalemaj, në MCN live, thotë se vendi ka nevojë për një katarsis të shoqërisë për të sjellë në vëmendje brezave të rinj se si ishte historia në periudhën komuniste.

Në Shqipëri janë individualizuar, pra themi është filani fëstëku, ka qenë bashkëpunëtor i shtetit x apo y, që sot mund ti gjesh në institucione apo gjetkë.

Por duke i individualizuar këtë gjë, ashtu sikurse individualizojmë edhe atë që ka vuajtur, ti heq vëmendjen nga ajo që ka qenë traumë kolektive e shoqërisë dhe pa bërë një katarsis kjo shoqëri do të vazhdojë të jetë e traumatizuar dhe asnjëherë nuk është vonë.

Në këtë kuadër, Kalemaj, solli shembull Burgun e Spaçit, për të cilën tha se nuk është trajtuar si duhet në librat shkollore, për të cilën duhet mësuar nxënësit në shkolla.

Edhe nëse Spaçi nuk do të ekzistonte fare dhe do rrënohej komplet, prape ajo është si një gjurmë historike që është aty, si kampi i Tepelenës. Problemi është më i thellë, se si ke tekstet shkollore, ku nuk reflektohet, pra brezit të ri leja një memorie, se nuk mund të vejnë të gjithë në Spaç, ata mund të lexojnë për këtë gjë. Këtu politizohen, këtu ngrihet një palë akuzon palën tjetër, të djathtët edhe në këtë pikë që mund të unifikoheshin dhe të kërkonin një ligj të përbashkët luslacioni, e përdorin për kapital politik.

Kjo histori nuk është njohur fare nga brezat e rinj, po harrohet simbolika e asaj pjese të historisë. Në tekstet shkollore apo historike duhet të nxirret, të mësohet nga të rinjtë.

Të gjitha këto janë forma të rimishërimit të historisë, duhet të njihet nga të rinjtë sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy