Mali i Zi shpall non grata diplomatin rus. Moska: Do të hakmerremi

Mali i Zi shpall non grata diplomatin rus. Moska: Do të hakmerremi

Mali i Zi ka shpallur non grata një diplomat rus. Një shënim zyrtar për këtë vendim, i cili përcakton një periudhë shtatë ditore për largimin nga territori i Malit të Zi, i'u dorëzua sot ambasadorit të Federatës Ruse Vladislav Maslennikov, raporton Tass.

Nga ana tjetër Rusia nëpërmjet Ministrisë së Jashtme, paralajmëron se do të hakmerret për dëbimin e diplomatit rus.

Rusia do të japë një përgjigje të përshtatshme me vendimin.

Më herët më 7 prill, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli si persona non grata katër diplomatë rusë, të cilët u urdhëruan të largoheshin nga vendi brenda shtatë ditëve.

Më 31 maj, Rusia u kundërpërgjigj duke shpallur person non grata një punonjës të ambasadës malazeze në Moskë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy