Dule: Shoqërimi i Belerit si rrëmbim dhe pengmarrje. Vazhdim i retorikës agresive të Ramës (VIDEO)

Dule: Shoqërimi i Belerit si rrëmbim dhe pengmarrje. Vazhdim i retorikës agresive të Ramës (VIDEO)

Kreu i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, pas dyshimeve për shitblerje votash, thotë se informacioni që ka është jozyrtrar se nuk ka një njoftim nga autoritetet gjyqësore dhe policore.

Në një lidhje telefonike për MCN Live, Dule deklaroi se ende zoti Beleri nuk ka një informim se pse është shoqëruar, aq më tepër që nuk ka asnjë hetim në lidhje me personin e tij.

Ai tha se një gjë e tillë e bën edhe më absurde situatën që një kandidat që sipas të gjitha treguesve është pretendenti kryesor për Bashkinë Himarë, shoqërohet në një mënyrë të tillë e pakonceptueshme.

Ngjante më tepër si rrëmbim dhe pengmarrje se sa shoqërimin nga një polici shteti. E gjitha kjo është vazhdim i retorikës agresive përtej çdo limiti gjatë gjithë javës nga Kryeministri Edi Rama.

Iu drejtova komisariatit të policisë dhe më thanë se thjesht kishin zbatuar një mandat të SPAK.

Por nga komunikimi im ne autoritetet më të larta të Policisë së Shtetit mu komunikua se nuk kishte lidhje SPAK, por se ishte Prokuroria e Vlorës autoriteteti që kishte iniciuar procedimin.

Nuk ka një qartësi në veprimet e ndërmarra dhe kjo ndodh se nuk kemi një artikulim të qartë juridik, por kemi veprime politike ku janë implikuar segmente të policisë dhe drejtësisë.

Logjika e shëndoshë e kërkon lirimin, se kur nuk ka një flagrancë është e qartë që të shoqërohet një qytetar aq më tepër një kandidat dy ditë para procesit zgjedhor.

Nuk mund të shoqërohet, mund të shoqërohet vetëm pasi është thirrur dhe nuk është paraqitur.

Shoqërimi në errësirë dhe terr pas mesnate, me njerëz me dhe pa uniformë, është e qartë se është një veprim i frymëzuar nga terri.

Dule bëri të ditur se është në dijeni të shoqërimit të tre personave, të Fredi Belerit, avokatit të tij i cili u lirua dy orë më vonë nga komisariati i Vlorës dhe i një qytetari të Himarës që mbahet ende dhe që ka probleme serioze shëndetësore dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tij mbahet ende.

Ka bërë implant zemre, mbahet që në mesnatë në qeli. Pano Kokoveshi është një qytetar i Himarës që ka biznesin e vetë dhe ata që të gjithë kanë bërë pushime në Himarë do e kenë shijuar mikpritjen në lokalin e tij në një vend shumë të bukur.

Është pikërisht Pandeli Kokoveshi ai që ka bërë transplant në zemër. Kam informacion të përgjithshëm se është çështje e parë e mediave në Greqi se po ndjek zhvillimin në dinamikë dhe nuk e dimë se në çfarë nivelesh ka shkuar në rrugë diplomatike.

Nuk është thjesht në media, është tema e parë. Isha i pranishëm në grumbullimin e qytetarëve duke protestuar para komisariatit të Himarës.

Prania e forcave të rendit ishte irracionale ditën e djeshme dhe të sotme, duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjësuar se kemi precedentë të rrezikshëm në proceset zgjedhor në Himarë.

Zhvillimet e djeshme dhe të sotme janë një ogur jo i mirë dhe zgjedhjet e lira janë në rrezik ekstrem në Himarë. Interesat janë shumë të mëdha dhe të lidhura me instancat e mëdha të vendit.

Ju e dini se kush e ka marrë statusin e investitorit strategjik në Himarë. Të gjithë ata që kanë interesa të paligjshme janë kundër fitores së zotit Beleri në Himarë.

Nuk kam komunikuar në nivelet e larta në Greqi, vetëm me disa media që janë interesuar.

Me Kryeministrin shqiptar sot nuk kam pasur komunikim, kam tentuar me ministrin e Rendit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje, siç kam tentuar dhe me prokurorin e Vlorës.

Synimi i gjithë kësaj ishte intimidimi, por rezultati në zgjedhje do të jetë mobilizimi dhe shumë më i lartë nga ai që pritej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy