Arrestimi i Dakos/ Hoxha: Gjushin nuk e donte Rama në burg, një fuqi më madhore e çoi atje- Ambasada Amerikane!
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar sot ‘arrest me burg’ për ish krye bashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe falsifikim dokumentesh.
Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, teksa solli në vëmendje tërë skemën përkitazi me këto shkelje, tha se atë nuk e çoi në burg Edi Rama, por një forcë më e madhe dirigjuese që është ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila për pak mbaron misionin.
Kjo sipas tij për ta quajtur si trofeun e saj më të madh.
Historia u krijua me një dirigjim më të madh. Për shpirt Edi Rama nuk e çonte në burg, sepse atje është një botë tjetër, politikanët nuk janë gangsterë për jetë burgu, aty janë të marrë fund.
Unë mendoj se ajo është dirigjuar nga një fuqi më e madhe se Rama, që është Ambasada Amerikane, për të shkuar Gjushi atje. Është trofeu më i madh i ambasadores Kim, pasi me 22 qershor ikën ajo. Është peshku më i madh që ka kapur ambasada, prandaj na u ofruar një akuzë e tillë për shpërdorim detyre, ku ja gjetën.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.