Analisti Milazim Gashi pas konfirmimit nga Kuvendi i Serbisë të dorëheqjes së Kryeministrit Millosh Vuçeviç thotë se Serbia gjendet në një kauzë të një qytetërimi të pazhvilluar.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se që prej rënies së Sllobodan Millosheviçit, Aleksandar Vuvçiç ka përjashtuar elementin diplomatik.
Sipas tij, Serbia gjendet në një kolaps diplomatik, ndërsa shton se protestat e studentëve nuk do të ndalen deri në largimin e Vuçiç.
Serbia gjendet në një kolaps diplomatik. Lëvizja studentore po jep një shpresë shumë të madhe për shkak se Vuçiç e ka pasur të pamundur të largohet nga pushteti.
Protestuesit nuk do të ndalen deri në largimin e Vuçiç. Protestuesit do të kërkojnë shkarkimin e Presidentit të Serbisë dhe pastaj do të shkojnë në zgjedhje.
Qeveria e Serbisë do që t'i ikë një gare të brendshme.
Është e vështirë që në këtë fazë Vuçiç të ikë nga pushteti, por planimetria për të larguar Presidentin e Serbisë është shumë e madhe, për shkak se populli është lodhur.
Problemi i vetëm që shikoj te Veuçiç është se shërbimi ushtarak serb është i lidhur me atë rus.



