Pacolli ofron avionin privat për udhëtimin e delegacionit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë

Pacolli ofron avionin privat për udhëtimin e delegacionit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është i gatshëm të ndihmojë ekipin negociator të Kosovës me avionin e tij privat.

Siç raporton sot “Zëri”, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se aeroplani privat i kreut të AKR-së është edhe këtë herë në shërbim të vendit.

Kur shtetit i mungojnë avionët, ne kemi një njeri të fortë, që e zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Më 27 qershor, delegacioni i Kosovës udhëton për në Uashington, ku pritet të takohet me delegacioni serb. Kosova shkon në tryezën e negociuar nga Richard Grenell e përfaqësuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy