Fushata/ Orban vë në shënjestër Sorosin dhe Juncker-in

Fushata/ Orban vë në shënjestër Sorosin dhe Juncker-in

Në Hungari, qeveria ka lançuar një fushatë të sponsorizuar me paratë e taksapaguesve, në qendër të të cilës janë vënë kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe biznesmeni amerikano-hungarez, George Soros. Qëllimi i fushatës, sipas qeverisë, është informimi i qytetarëve në lidhje me nxitjen që Brukseli po u bën planeve të emigracionit, të cilat “kërcënojnë sigurinë e Hungarisë”.

“Keni të drejtë të mësoni atë që po përgatit Brukseli”, thuhet në një poster, ku shfaqen Juncker dhe Soros. Posteri u postua fillimisht në faqen zyrtare të qeverisë hungareze në “Facebook”.

“Qeveria ka nisur një fushatë informimi në lidhje me planet e nxitura me incentiva që Bruskeli ka për emigracionin. Të gjithë kanë të drejtë të mësojnë se cilat janë propozimet aktuale, të cilat në mënyrë thelbësore kërcënojnë sigurinë e Hungarisë”, shkruhet bashkëngjitur posterit.

“Ata duan të vendosin kuota të detyrueshme. Duan të dobësojnë mbrojtjen e kufijve të shteteve anëtare. Duan ta lehtësojnë emigracionit me viza të posaçme”, thuhet më tej.

Ky poster është i fundit në një seri fushash të financuara me paratë e taksapaguesve, por është i pari që përdor direkt imazhin e Juncker, i cili, njësoj si partia në pushtet e kryeministrit Viktor Orbán, Fidesz, është anëtar i qendrës së djathtë, Partitë Popullore Evropiane.  

Soros dhe Fondacioni i tij për Shoqërinë e Hapur financon iniciativa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë, por është bërë objektivi kryesor i fushatave të kryeministrit Orban. Kritikët e akuzojnë këtë të fundit për antisemitizëm.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy