Basha nuk ka asnjë mendim për heshtjen e LSI, ka një mesazh për qeverinë

Basha nuk ka asnjë mendim për heshtjen e LSI, ka një mesazh për qeverinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar sërish mbrëmjen e sotme protestuesve, që prej pasdites së sotme po qëndrojnë në çadrën e vendosur pranë Kryeministrisë. Teksa është shprehur se do të qëndrojë për gjatë gjithë natës me protestuesit, kryedemokrati Basha thotë se pikërisht këta të fundit e kanë në dorë sesa do të zgjasë protesta.

Duke folur për “News24”, kreu i PD-së thotë se tashmë ka ardhur koha që qeveria të tërhiqet.

“Dikush duhet të tërhiqet, qeveria ose populli. Por mendoj se ka ardhur koha të tërhiqet qeveria”, tha Basha.

I pyetur nga gazetari Erjon Skëndaj se cili është mendimi i tij lidhur me qëndrimin e LSI ndaj protestës së opozitës, nga e cila deri më tani nuk ka patur asnjë koment, Basha tha se “Nuk ka asnjë mendim për këtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy