
Me 75 vota pro, Kuvendi ka votuar dekretin e presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm. Votimi erdhi pas fjalës që kryeministri Rama mbajti në hapje të seancës.
Dhjetë ditë pas dorëheqjes, edhe vetë Xhafa ka qenë i pranishëm në seancë dhe u është bashkuar kolegëve socialistë në votim. Ndërkohë, opozita e ka bojkotuar edhe këtë seancë.
Në fjalën që i parapriu votimit, kryeministri Rama tha se zv.ministri i propozuar, por i refuzuar nga presidenti, Sandër Lleshi, do të bëhet pjesë e kabinetit.
“Sot votojmë shkarkimin e Fatmir Xhafës më pas do vendosim në qeveri mininistrin e Brendshëm të refuzuar nga presidenti, natyrisht në postin e zv/ministrit dhe do i japim ca ditë kohë presidentit ta bluajë si çështje, po edhe vetes për të hedhur hapin tjetër”, tha Rama.



