Paketa “Antishpifje”/ Reagon Këshilli i Europës: Kërcënon lirinë e medias online

Paketa “Antishpifje”/ Reagon Këshilli i Europës: Kërcënon lirinë e medias online

Paketa e re ”antishpifje”, ka zgjuar jo pak reagime jo vetëm në opinionin vendor, por edhe atë ndërkombëtar. Së fundi, me një deklaratë për mediat, edhe Këshilli i Europës ka reaguar kundër ligjit të përgatitur nga Edi Rama kundër medias online.

‘Më 3 korrik 2019, në kuadrin e reformës në drejtësi, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi një seri amendamentesh të njohura si ‘paketa anti-shpifje’ e cila, sipas autoriteteve synon të luftojë shpifjet.

Nëse miratohen nga Parlamenti, amendamentet e propozuara për ligjon Nr. 9918 ‘Mbi komunikimin elektronik në Republikën e Shqipërisë’ dhe Nr. 97/2013 ‘Mbi Median Audio Vizuale në Republikën e Shqipërisë’, do t'i japin fuqi një organi administrativ shtetëror (AMA) për të rregulluar përmbajtjen e publikuar nga media online.

Projektligji duket se shtrëngon kontrollin mbi median online, teksa Këshilli i Ankesave, që është pjesë e AMA-s, mund të rritë censurën duke urdhëruar heqjen e përmbajtjes online mbi bazën e mbrojtjes së ‘dinjitetit dhe privatësisë’ së qytetarëve.

Disa organizata ndërkombëtare janë bashkuar me shoqërinë civile shqiptare dhe median e pavarur në thirrjet drejtuar qeverisë për ta tërhequr projektligjin’, shkruhet në faqen zyrtare të Këshillit të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy