Fizikani i Nobelit: Jo çdokush duhet të ketë akses në internet

Fizikani i Nobelit: Jo çdokush duhet të ketë akses në internet

Deputeti i Partisë Komuniste Ruse dhe fitues i Çmimit Nobel, Zhores Alferov, thotë se duhen aplikuar rregulla për kufizimin e internetit, pasi aksesi pa limit në të dëmton moralin dhe shëndetin mendor të njeriut.

“Interneti duhet të ketë kufizime dhe nuk mund të jetë i aksesueshëm për këto”, tha ai në një intervistë për gazetën e përditshme ruse “Rossiiskaya Gazeta”.

Alferov shpjegon në opinionin e tij se mungesa e plotë e kufizimeve në rrjet mund të ndikojë sjelljen e njerëzve dhe të dëmtojë normat e moralit. “Duke budallallepsur shoqërinë në këtë mënyrë, ne do të na dalin shumë probleme”, thotë ai. Sa i përket zhvillimit të teknologjisë, Alferov thotë se nuk sheh ndonjë konflikt mes njerëzimit dhe inteligjencës artificiale në të ardhmen, por thekson se “makinerive nuk duhet t’u besojmë plotësisht”.

Alferov është një fizikan me famë botërore, anëtar i Akademisë së Shkencave Ruse dhe fitues i Nobelit në Fizikë në vitin 2002. Ai është gjithashtu anëtar i Dumës ruse, ku përfaqëson një prej partive më të mëdha të opozitës, Partinë Komuniste të Federatës Ruse. / RT / Përgatiti: Gazmira Sokoli /  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy