
Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth e II, Princi Philip, do të përcilliet sot për në banesën fundit me një ceremoni madhështore ushtarake.

Sipas rregullores, fillimisht u organizua një ceremoni me 41 goditje me top, 21 gjuajtje si nderim të një ushtaraku të lartë dhe 20 herë si pjesëtar i një familje mbretërore, në qytetet më të mëdha duke përfshirë Londrën, Edinburg, Cardiff dhe Belfast.

Anijet e Marinës Mbretërore në det gjithashtu do të japin përshëndetje për nder të dukës. Në katedralen në Abbey Westminster, kambanat ranë plot 99 herë, një herë në 60 sekonda, në nder të çdo viti të jetës së dukës. Gjatë jetës së princit, u zgjodhën 18 presidentë amerikanë.

Në fjalën e tij nga Shtëpia e Bardhë presidenti Biden, e përshkroi princin si "një djalosh me një temperament të fortë".

"Gjatë gjithë jetës së atij ai iu përkushtua shërbimit ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjithë Komonuelthit . Unë mendoj se do t’i ndihet mungesa veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. 99 vjet, ai nuk u ngadalësua asnjëherë."
Mesazhe ngushëllimi mbërritën edhe nga ish-presidenti Trump, çifti Obama, George dhe Laura Bush, familja Clinton dhe Carter.

Duka i Edinburgut, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare dhe ishte bashkëshorti më jetëgjatë në historinë mbretërore britanike, ku për 73 vite qëndroi në krah të Mbretëreshës Elizabeth II.



