Në ditën e tretë të panairit Klik Ekspo Grup fokusi u vendos te diskutimet për turizmin kulturor dhe atë natyror.
Klik Ekspo Grup është kthyer në një ambient ku jo vetëm lidhen marrëveshje bashkëpunimi mes bizneseve, por edhe diskutohet për problemet dhe zhvillimet e sektorëve te ndryshëm të ekonomisë.
Të premte, ne ambientet e pallatit të kongreseve u soll në vëmendje turizmi kulturor, ai natyrorë por edhe problemet ne burimet njerëzore.
Ruajtja e vlerave natyrore dhe historike ishin ndër pikat kryesore që trajtuan profesor doktor Taulant Bino, dhe erkeologu Olsi Lafe.
Ndërsa për agjencitë turistike me rëndësi është që Shqipëria të ruaj autenticitetin e turizmit që ofron.
Shqipëria nuk është thjesht një vend që tërheq shtetasit e Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për biznes.
Në stendën e odës ekonomike të Kosovës, janë disa biznese të cilat synojnë të sjellin produkte që mbajnë logon "Made in Kosovo".
Por pavarësisht vështirësisë doganore, panairi Klik Ekspi Grup është një mundësi e mirë për të shtrirë bashkëpunimin e tyre edhe në Shqipëri.
Për bizneset e pranishme në panairin ndërkombëtar të Tiranës synimi është i njëjtë, shtrirje sa me të gjerë të aktiviteteve të tyre në shtete të ndryshme.



