
Prej më shumë se dy muajsh banorët e fshatit Spiten në Lezhë ndodhen pothuajse të izoluar. Punimet që po kryhen për ndërtimin e një ujësjellësi të ri për zonën kanë shkatërruar rrugën, ndërsa firma zbatuese gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë asgjë për ta kthyer atë në gjendje e mëparshme.



