Një vit pa Mbretëreshën Elizabet II, mesazhi i Mbretit Charles

Një vit pa Mbretëreshën Elizabet II, mesazhi i Mbretit Charles

Me një mesazh të regjistruar dhe foton e preferuar të mbretëreshës Elizabet, mbreti Charles, kujtoi 1 vjetorin e vdekjes së nënës së tij.

Fotoja e zgjedhur nga mbreti tregon një monarke të re, atëherë 42 vjeç, në një portet zyrtar të realizuar në 1968 nga Cecil Beaton.

Elizabeta II vdiq në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral me 8 shtator të vitit të kaluar. Ndarja e saj nga jeta erdhi pak muaj pas Jubileut të Platintë, që shënoi 70 vitet në fron.

Në një homazh të shkurtër, mbreti falënderon vendin për dashurinë dhe mbështetjen që ka treguar ndaj tij dhe bashkëshortes Kamila, gjatë vitit të parë si monark.

Foto e fletushkës e datës 16 tetor 1968 e marrë nga Cecil Beaton, e lëshuar nga Trusti i Koleksionit Mbretëror/Madhështia e Tij Mbreti Charles III 2023 e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II për të shënuar përvjetorin e vdekjes së saj

“Duke shënuar përvjetorin e parë të vdekjes së Madhërisë së saj dhe ngjitjes sime ne fron, kujtojmë me dashuri jetën e saj të gjatë, shërbimin e devotshëm dhe gjithçka që ajo ishte për ne”, shprehet Charles.

Familja mbretërore do të kujtojë Elizabetën II në shërbesa të ndara, në Balmoral dhe Uells, ndërsa në mesditë përshëndetjet me armë në Hyde Park, dhe rënia e kambanave në Abacinë e Westminsterit do të shënojnë 1 vjetorin e Charles III në fron.

Mbretëresha Elizabeth II gjatë një vizite në Spitalin Royal Papworth, Kembrixh në 2019

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy