Përpunimi i qumështit/ Hoxha zbulon shifrat: Alarmante rënia e fuqisë blerëse! Nëse vazhdohet kështu, operatorët do dalin nga tregu (VIDEO)

Përpunimi i qumështit/ Hoxha zbulon shifrat: Alarmante rënia e fuqisë blerëse! Nëse vazhdohet kështu, operatorët do dalin nga tregu (VIDEO)

Drejtori i Shoqatës Industria e Përpunuesve së Qumështit, Donjaldo Hoxha, deklaroi në MCN Live se shifrat e rënies së fuqisë blerëse në vend janë alarmante, ndërsa presioni i produkteve të importit është i jashtëzakonshëm.

Hoxha tha se për produkte si qumështi dhe kosi fuqia blerëse ka rënë me 15 për qind, ndërsa për nënprodukte si djathi rënia shkon në 25 për qind.

Ai paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet këtë vit shumë operatorë mund të dalin nga tregu, dhe sektori do të shkojë drejt falimentit të sigurt. Sa i takon çmimeve, Hoxha tha se ato nuk kanë ndryshuar prej gushtit dhe shtatorit, të paktën në kompanitë e mëdha.

Për fat të keq s’ka pasur ndryshime dhe ndërhyrje në sektorin e përpunimit të qumështit dhe prodhimit. Viti 2023 duket një vit i vështirë për përballimin e sfidave të reja. Një element që e ka rënduar situatën është edhe rënia e fuqisë blerëse me 15 për qind për produkte si qumështi dhe kosi, dhe 25 për qind për nënprodukte si djathi. Kemi rënie të fuqisë blerëse dhe presion të jashtëzakonshëm nga produktet e importit. Kemi çmimin më të lartë të qumështit si lëndë e parë, që vjen si pasojë e kostove të shtuara të blegtorëve dhe fermerëve, ku çmimet e shtuara të importit reflektohet te lënda e parë. Kemi një diferencë çmimi me 30-40 për qind në krahasim me lëndën e parë në rajon. Ky ndryshim i madh vjen si pasojë e mungesës së subvencioneve. Zgjidhja do ishte dhënia e një subvencioni për çdo litër qumështi, duke bërë që industria të kishte një çmim të pranueshëm. Kemi çmimin më të lartë në rajon dhe në Europë. Vetëm 11-15 për qind e sektorit është e formalizuar. Një nga format e formalizimit është subvencioni i prodhimit. Sektori i përpunimit arrin të ezaurojë të gjithë lëndën e parë nga blegtorët. Kemi nevojë për 2 deri në 2,5 herë më shumë. Nëse do kishim këtë sasi do konkurronim denjësisht me produktet e importit dhe të mendonim që të eksportonim. Sot është e pamundur të mendojmë të eksportojmë sepse nuk jemi konkurrues në çmime. Sektori jonë eksporton drejt SHBA, por për fat të keq mos plotësimi nga qeveria e kritereve të BE dhe rajonit, bën që ne të mos eksportojmë dot në BE dhe rajon. Ne kemi lëndën e parë më të shtrenjtë në rajon, subvencionet më të pakta në rajon, dhe çmimin më të lartë të energjisë elektrike, naftës, gazit.

Që prej gushtit dhe shtatorit s’ka rritje çmimesh. Ndoshta mund të ketë kompani të vogla që kanë bërë ndryshime çmimesh. Rënia e fuqisë blerëse është një goditje e madhe ndaj këtij sektori. Nëse nuk marrim masa konkrete ndaj informalitetit, ai do ta gërryejë nga brenda sektorin dhe do ta shkatërrojë. E kemi të pamundur që të konkurrojmë kompanitë e paregjistruara. Nëse kërkojmë nga fermerët dhe blegtorët cilësi të lartë qumështi, kompanitë e palicensuara marrin çdo lloj qumështi pa një parametër normal.  Sektori është i vendosur në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Ajo që shohim të mundshme, është që nëse do vazhdohet në këtë ritëm, shumë shpejt do kemi operator të përpunimit të qumështit që do dalin nga tregu. Shifrat e rënies së fuqisë blerëse janë alarmante.  Taksimi i lëndëve të para është një rëndesë për sektorin e prodhimit në tërësi. Taksimi i lëndëve të para është i drejtë kur taksohen produktet e importit që janë të bëra me lëndën e parë, vetëm kështu sigurojmë treg të lirë dhe konkurrencë. Rënia e fuqisë blerëse dhe produktet e importit do ta çojnë sektorin drejt falimentit të sigurt. Sektori jonë e ndjen mungesën e fuqisë punëtore që nga grumbulluesi te agjentët e shitjes dhe shpërndarjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy