
Rreth 6 orë ka zgjatur protesta e opozitës, e cila është shoqëruar me incidente të shumta.
Pa kaluar shumë minuta nga nisja e saj, protestuesit kanë qëlluar në drejtim të policisë me bomba Molotov, si dhe janë konfrontuar me policinë.
Protestuesit e udhëhequr nga liderët e opozitës, u transferuan nga Kryeministria tek Parlamenti dhe më pas tek Drejtoria e Policisë, aty ku u shënuan edhe përplasjet më të shumta.



