Keisiana Meshau e cila fitoi cmimin Miss Publiku në Miss Shqipëria 2023 në “Zgjohu me MCN” ka treguar rrugëtimin e saj në këtë eksperiencë të vecantë e cila nuk ka shumë kohë që ka nisur.
Ajo tregon se emocionet më të mëdha i ka përjetuar gjatë kohës që përfaqësoi vendin në Egjipt, ku arriti të rrëmbente dhe çmimin “Miss Fotozhenia”. Meshau tregon se mbështetjen e saj më të madhe ka mamin, ndërsa shprehet se i pëlqen bota e modës dhe televizionit.
Ka qenë një vlerësim shumë i rëndësishëm ky i fundit në Egjipt, përfaqësoja Shqipërinë dhe mora çmimin Miss Fotozhenia. Ishin shumë vajza nga e gjithë bota, diku te 25 vajza. Unë në fillim mora çmimin mis publiku te Miss Shqipëria. Pjesëmarrja atje ishte një emocion i papërshkrueshëm.
Nuk kisha takuar ndonjëherë kaq shumë misse të vendeve të tjera dhe në çdo moment ndjehesha krenare për vendin tim. Vajzat ishin shumë të mira, krijova miqësi me vajzën ruse. Nga andej akoma s’kam marrë ndonjë ofertë, ndërsa në Shqipëri kam pasur oferta për reklama.
Teksa ka folur për ndryshimet që kanë ardhur aktualisht në jetën e saj, Kesiana tregoi se nga një jetë normale, tashmë i duhet të vrapojë sa andej- këtej.
Aktualisht nuk kam kohë as të ha bukë. Rash nga pesha kur isha jashtë se këtu ha shumë. Nuk ka shumë kohë që merrem me këtë, por që e vogël kam qenë fotozhenike se më pëlqente të vishesha, por ky rrugëtim ka nisur këtë vit te Miss Shqipëria. Flautin e kam lënë, por që do kisha shumë dëshirë ta vazhdoja për pasion, sepse nuk e shoh veten në flaut.
Akoma jam në gjimnaz dhe studimet do i vazhdoj për stomatologji. Nga një jetë normale në një jetë vrap andej e vrap këtej. Mami është ajo që më ndjek gjithë kohës nga pas, dhe në Egjipt që nuk ishte me mua ishte gjithë kohës me telefon.
Veten e shoh në botën e modës, por nuk e di nuk është se jam e fokusuar në një vend, moda më pëlqen, televizioni për momentin. Kjo gjë më ka ndikuar shumë në shoqërinë time. normalisht në shkollë nuk paraqitemi si miss, por aty nuk e mendonin se do arrija të merrja tre çmime.



