Basha nuk i ndahet SPAK për inceneratorët: Mos mbroni politikanët

Basha nuk i ndahet SPAK për inceneratorët: Mos mbroni politikanët

Kreu i Partisë Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë shqiptare për korrupsion me kontratat e inceneratorëve.

Përsëri sot në takim me gazetarët i ka bërë thirrje kreut të SPAK Arben Kraja që të flasin dhe të mos e kyçin gojën.

"E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat që vendos për ata që smbajnë maskë. Testimet më të ulëtat në rajon dhe europë. financimi për shëndetësinë më i ulëti në rajon. Ndoihma për bizneset që po falimentojnë është 0. Pardje ne po flisnim për aferën e inceneratorëve e denoncuam në SPAK dhe ka paguar edhe 300 milion lekë të vjetra inceneratorit në Elbasan.

E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK me vjedhjen e inceneratorëve. Kyçja e gojës nga SPaku për vjedhjen e shekullit me inceneratorët është e vetmja gjë që buçet.

Rama nuk lodhet së premtuari dhe duke i shkelur premtimet. Duhet ta harrojë ai edhe se SPAK se unë sdo ndalem, ditë për ditë do të kërkoj që SPAK të bëjë detyrën. Zoti Kraja është detyrimi juaj, zotërinj të SPAK jeni të mirëmbrojtur nga mafja dhe keni përkrahje atlantike.

Të gjitha këto masa janë marrë që të mos keni frikë dhe të mos kapeni nga mafja e politikanë të korruptuar. Realizoni qëllimin numër 1 të SPAK ti ndëshkoni politikanët dhe jo ti mbroni.

Zoti Kraja hapeni gojën dhe trehgojuni qytetarëve se po i vjedhin. Çfarë iu pengon të bëni detyrën sipas ligjit. Heshtja juaj inkurajon hajdutët. Ne nuk jemi prokurorë ndonëse kemoi juristët më të mirë në këtë parti .Për tu ardhur në ndihmë që të shkyçni gojën po iu publikoj sot edhe një fakt tjetër tronditës të kontratës së inceneratorit të Elbasanit. Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare", tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka provuar se shteti shqiptar i ka braktisur qytetarët gjatë pandemisë. “FMN, të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama. FMN, Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë. FMN, Shqipëria e fundit në Europë për mbështetjen financiare për krizën shëndetësore e ekonomike. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk i përgjigjen njerëzve dhe halleve te tyre pas pandemisë.“-tha Basha

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy