
Mbi 200 drerë janë gjetur të ngordhur mbase nga uria në Norvegji, në arkipelagun norvegjez të Svalbard-it, dhe shenjat tregojnë se mund të jetë për shkak të ndryshimit të klimës, sipas CNN. Shkencëtarët e dërguar nga Instituti Polar Norvegjez shpjeguan se kafshët mund të kenë ngordhur nga pamundësia për të gjetur kullota për t’u ushqyer, pasi ata "nuk kanë parë kurrë kaq shumë kafshë të ngordhura njëkohësisht". Svalbardi, që ndodhet në Oqeanin Arktik, është ndër tokat e banuara më në very të planetit dhe ndër më të rrezikuarit nga ndryshimet klimatike, që prodhon shkrirjen e akullit.
Numri i drerëve të veriut ka rënë me 56% në nivel botëror që nga mesi i viteve 1990, sipas një raporti të bërë në vitin 2018 nga Administrata Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës. Ata nuk janë kafshët e vetme arktike që vuajnë nga ndryshimet klimatike. Kur akulli shkrihet, edhe arinjtë polarë të izoluar në brigje gjithashtu rrezikojnë urinë.



