
BE angazhohet të mbështesë financiarisht Ukrainën.
Banka Evropiane e Investimeve, me mbështetjen e buxhetit të BE-së, ka miratuar 1.59 miliardë euro kredi për Ukrainën, me një miliard që do të lirohet menjëherë.
Ajo do të ndihmojë në rindërtimin e infrastrukturës dhe rifillimin e shërbimeve dhe do të mbështesë projektet e energjisë, transportit dhe arsimit për ne jemi me Ukrainën.
Kështu bëri me dije Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në një postim në Twitter.



