
Qeverisë së Kosovës i janë masat ndëshkuese qysh më 28 qershor, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri. Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i opozitës në Kosovë, të cilët kanë paralajmëruar kërkesën për shkarkim të mundshëm të kryeministrit Kurti. Analisti Gurakuç Kuçi, në një prononcim për MCN lajme, vlerëson se këto opozitës i takon të jetë kritikuese kundrejt qeverisë, porse duhet të gjej aleatë të tjerë për mocion për shkarkimin e qeverisë Kurti, por jo Listën Serbe. Sipas tij, gjasat janë të pakta për rrëzimin e qeverisë Kurti. "Reagimet e opozitës janë normale, sigurisht se do duhej te jetë kritikuese ndaj veprimeve të qeverisë. Opozita do duhet të mbajë jo një qëndrim për hatër të pushtetit serb por pro Kosovës. Çka duhet të bënte opozita të mos bëhej alternativë që potencialisht me rrëzimin e qeverisë të jetë alternativa që të pranojë gjithçka qe u serviret, mirëpo të jenë një alternativë që ruajnë synim strategjinë në aleancën me ndërkombëtaret por pa i dëmtuar interesat e Kosovës në veri të vendit. Ka pasur tendenca që nëpërmjet partisë së Vjosa Osmanit të përgatitet një mocion mosbesimi kundër qeverisë Kurti, por duket se ka dështuar dhe gjasat që një mocion të jetë real, janë të pakta. Opozita mund ti bej votat që ta rrezoj qeverinë nëse bashkëpunon me Listën Serbe dhe të arrij të bind Partinë Turke që të tradhtoj qeverinë. Kjo nuk ka gjasa të ndodh, për shkak jo qe ka shumë vota se votat janë zvogëluar, të gjithë janë të gatshme të rrëzojnë qeverinë Kurti, mirëpo opozita duhet së pari të bashkëpunoj me Listën Serbe dhe dyshoj se opozita e tanishme do të ishte e gatshme të rrezoj qeverinë e Kosovës me Listën Serbe sepse kjo do t bënte dëm opozitës në Kosovë dhe kjo duhej të gjente aleatë të tjerë, dhe në këtë mënyrë do të bënte 60 vota, gjë që gjasat janë të vogla, mirëpo mund të ketë alternativa të tjera por jo nga brenda.



