Organizoi referendumin për pavarësinë, ish-kreu katalanas detyrohet të paguajë 4.9 milionë euro

Organizoi referendumin për pavarësinë, ish-kreu katalanas detyrohet të paguajë 4.9 milionë euro

Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar ish-kreun katalanas Artur Mas që të paguajë kostot e organizimit të një votimi të paligjshëm mbi pavarësinë katër vjet më parë.

Mas, presidenti i Katalonjës nga viti 2010 deri në 2016, u dënua sot në Spanjë për të paguar 4,9 milionë euro të shpenzuara për organizimin e një konsultimi popullor për pavarësinë e këtij rajoni në vitin 2014.

Konsultimi i pavarësisë i datës 9 nëntor 2014 ishte një paraardhës i referendumit të diskutueshëm të vitit të kaluar.

Gjykata e Auditimit vendosi që Artur Mas dhe nëntë anëtarë të tjerë të qeverisë rajonale ishin përgjegjësit e pagesës së shpenzimeve të konsultimit që u zhvillua më 9 nëntor 2014, pavarësisht një urdhri të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij vendimi, i cili mund të apelohet, qeveria katalane shpenzoi në atë periudhë 4.946.788 kryesisht për krijimin e një web-i, për blerjen e 7.000 kompjuterave, për printimin e fletëve të votimit dhe zarfeve dhe kryerjen e një fushate informuese.

”Të dhjetë personat e dënuar duhet të paguajë bashkërisht këtë shumë në masën e mundësive të gjithsecilit por në fund të fundit Artur Mas Gavarro është përgjegjësi i shumës së përgjithshme, pasi ishte drejtuesi më i lartë i qeverisë rajonale’’, vendosi Gjykata.

Për vedimin në fjalë ka reaguar edhe Carles Puigdemont, i cili ka pasuar Mas në krye të Katalonjës dhe tani jeton në mërgim pas kërkesës së tij për azil në Belgjikë, sepse ishte shpallur në kërkim nga qevera spanjolle, duke dënuar vendimin e gjykatës.

Me anë të mesazhi në "Twitter", Puigdemont e përshkroi vendimin e gjykatës si "një abuzim dhe një akt arbitrar të padenjë", dhe krahasoi kryeministrin e ri socialist të Spanjës, Pedro Sánchez, me paraardhësin e tij konservator, Manual Rajoy.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy