29 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 213 testime të kryera.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Janë shëruar 42 persona, ndërsa bëhet me dije se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 576.



