Mjeku anestezist Mihal Kerci rezulton të jetë prekur së fundmi nga Covid-19, ndërsa mësohet se gjendja e tij është shfaqur e rënduar. Lajmi për infektimin e tij e ka bërë të ditur Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Kerci është nën asistencë respiratore maksimale ndërsa stafi bluzat e bardha janë në mbështetje të ekipit mjekësor që po i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
“Prej disa ditësh prof.Mihal Kerci është nën asistencë respiratore maksimale në gjendje kritike për jetën. Jemi të gjithë në mbështetje të ekipit mjekësor që po i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal. Lutemi të gjithë për shëndetin e të palodhurit, organizatorit dhe drejtuesit të jashtëzakonshem, kryetarit të shoqatës sonë! Me shpresën për ta kaluar situatën e vështirë, i urojmë prof.Mishës rikupërim dhe shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftim.



