Ish-kryeministri Sali Berisha komenton tërheqjen nga gara të ish-zv.ministrit Leonard Beqiri. Në një status në “Facebook”, Berisha shprehet se dorëheqja e Beqirit është bërë për të krijuar hapësirë për kryeministrin Rama, i cili sipas tij rrezikon mandatin në Vlorë.
Postimi i Berishës
A do ta fuse dot Leonard Beqiri, Ramen ne Parlament ?
Te dashur miq, dje pas tratativash intensive, ne nje akt kurbani per Edi Ramen, Leonard Beqiri papritmas dha doreheqjen si kandidat per deputet i PSD. Kjo doreheqje, qe ra si rrufe ne qiell te hapur, ka vetem nje qellim; rritjen sado pak te shanseve per Edi Ramen, i gjashti ne listen e PS per Qarkun e Vlores, per te marre mandatin e deputetit.
Ne te vertet, me gjithe vetesakrifikimin e Beqirit, Rama prap se prap duket i pashprese pasi ne tre polle paralele, ate te PD, LSI dhe vet pollin e PS, Rama nuk merr mandatin e deputetit dhe mbetet jashte parlamentit njelloj si Ramiz Alia ne vitin 1991! sb



