Eskiu: Sistemi shëndetësor është i korruptuar, orienton hapur pacientët te privati

Eskiu: Sistemi shëndetësor është i korruptuar, orienton hapur pacientët te privati

Problemet e e-Albanias dy ditët e fundit kanë bërë që shumë të sëmurë të mos blejnë dot ilaçet në farmaci dhe të tjerë të mos marrin rekomandime për vizita tek mjekët specialistë. Në një intervistë për MCN TV, mjeku Erges Eskiu, anëtar i Departamentit të Shëndetësisë në PD, tha se sistemi shëndetësor ka rënë. Sipas tij, kjo vjen si pasojë e korrupsionit.  

 

Nuk mund të lihen pacientët pa kontrolle. Duhet zgjidhur në mënyrë manuale. Sistemi nuk punon, nuk përditësohet, sepse e kanë mendjen për të vjedhur. Duhet që edhe drejtuesit e spitaleve duhet të jenë më të përgjegjshëm për t’i zgjidhur këto probleme. Kjo vjen më shumë se nga arroganca, nga injoranca. Ka pasur raste konkrete që e ka marrë rekomandimin, por nuk është ai formati i duhur. Burokraci kur bëhet fjalë për shëndetin e njeriut. 

 

Po bëhen hotele brenda spitalit. Nëse nuk çohen paratë me efikasitet në vendin e duhur, asgjë nuk ka për t’u zgjidhur. 

 

Edhe ndërhyrjet kirurgjikale të thjeshta nuk po bëhen në spitale për t’i çuar pacientët drejt privatit. Laboratori më i mirë i analizave në Shqipëri kishte pas ish-ministren e Shëndetësisë. I gjithë sistemi është i korruptuar, ka rënë. 

 

Në krye të shëndetësisë duhet të vihen njerëzit e duhur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy