Nisma për mospezullimin e ministrave, Alibeaj: Po fyejnë parimin bazë të drejtësisë. Duan të rivendosin imunitetin që u rrudh në 2012 (VIDEO)

Nisma për mospezullimin e ministrave, Alibeaj: Po fyejnë parimin bazë të drejtësisë. Duan të rivendosin imunitetin që u rrudh në 2012 (VIDEO)

Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i PD-së tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se raporti i Parlamentit Evropian pasqyron realitetin shqiptar dhe tregon së bashku me deklaratat e McAlister që Brukseli nuk e ka humbur vëmendjen ndaj Shqipërisë.

 

Është një raport i cili në mënyrë besnike pasqyron realitetin shqiptar, realitetin politik, realitetin institucional, të drejtësisë etj. Jemi mësuar kohët e fundit me idenë sikur Uashingtoni dhe Brukseli e kanë humbur paska vëmendjen nga zhvillimet në Shqipëri. Por, ky raport dhe deklaratat e McAlister treguan vëmendjen që Brukseli ka ndaj Shqipërisë. 

 

Nëse do të vazhdohet me idenë e respektimit të institucioneve të drejtësisë pa parë çfarë kostosh politike elektorale shkakton, do ecim, nëse jo do ngecim, dhe ndoshta mund të kemi dhe penalizime. 

 

 

I pyetur për nismën e PS-së për mospezullimin e ministrave dhe disa funksionarëve të tjerë të lartë, Alibeaj tha se po ndodh një fyerje e madhe e parimit bazë mbi të cilin është ngritur drejtësia: Të gjithë të barabartë para ligjit.

 

Sipas Alibeajt, po kërkohet të rivendoset sistemi imunitar që ka qenë deri në 2012. 

 

Po ndodh një fyerje e madhe e parimit bazë mbi të cilin është ngritur drejtësia: Të gjithë të barabartë para ligjit.

 

Po rivendoset sistemi i famshëm imunitar që u rrudh në 2011 me ndryshimet kushtetuese .Po e rivendosin dhe një herë. 

 

Rama po mbron ministrat, po mbron veten. Rama ka frikë nga SPAK. Mosndarja e pushteteve nuk qëndron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy