
Gazetari Artan Hoxha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ komentoi çështjen e Metës pwr rastin e CEZ-DIA për të cilin u shpreh se këtë histori tani po e kujton vetë Meta me mesazhet që i dërgon herë pas here Dumanit.
Ai tha se çështja e kohës nuk është shqetësim për prokurorinë në këtë rast pasi nuk ka atë arrestuar dhe apo masa sigurie.
Historinë e Metës e kujton tani vetë Meta medaljet që ai bën dhe i dërgon mesazhe Dumanit herë pas here dhe sulmi që bëhet duke i cenuar direkt. Mesa duket historia e Metës te rasti i hetimit për të prokuroria nuk e ka pasur shqetësim çështjen e kohës se nuk ka marrë të pandehur, nuk ka të arrestuar dhe masa sigurie.
Jemi në fushatë elektorale dhe interferenca e këtyre dhe sikur të jenë më të kulluarit në botë dashur pa dashur duket sikur i jep të drejtë Metës që shfrytëzon kohën e fushatës. Edhe çështja e SPAK nuk mund të mbajë pafundësisht këto lloj dosje, dhe nëse këto dosje mbahen gjatë dhe hapen në një moment kur vendi është në një situatë të zhvillimit politik atëherë lind e drejta të mendohet pse hetohet vetëm ky dhe jo tjetri.



