Mero Baze në Zululand: Bojkoti do sjellë fundin e PD-së; LSI-ja njërën këmbë e ka në çadër, tjetrën në qeveri; Rama ka mbështetje ndërkombëtare me vete (VIDEO)

Mero Baze në Zululand: Bojkoti do sjellë fundin e PD-së; LSI-ja njërën këmbë e ka në çadër, tjetrën në qeveri; Rama ka mbështetje ndërkombëtare me vete (VIDEO)

Në Zululandin e sotëm ishte ftuar Mero Baze, me të cilin Nano bisedoi mbi zhvillimet politike në vend. “Basha është futur në çadër në momentin që ka marrë garanci nga faktorë me rëndësi në Shqipëri, por nuk duket se këta faktorë i kanë bërë punë deri më sot”, tha Baze. Lidhur me prononcimin e Ramës, Baze tha se “këtë herë Rama nuk ishte si zakonisht, që nuk thotë asgjë; përkundrazi, këtë herë ishte i qartë; me sa duket ka marrë mbështetje ndërkombëtare për t’mos iu bindur presioneve të opozitës për qeveri teknike e për të mos shtyrë datën e zgjedhjeve”. I pyetur nga Nano se si e përfytyron situatën elektorale para, gjatë e pas ditës së votimit me opozitën që do t’i qëndrojë bojkotit, Baze tha se “në këtë rast do t’i bëhej një dëm i madh vendit, por kështu do kishim edhe fundin e PD-së”. Përsa i takon LSI-së, ai përsëriti një ide të tijën, sipas së cilës “kjo parti nuk ka kuptim të vijojë të jetë me një këmbë në çadër e me një këmbë në qeveri, e për këtë i duhet të marrë një vendim”. Për Nishanin, Baze u shpreh se “vetëm një presion i fortë ndërkombëtar e ka bërë që të qëndrojë në respekt të kushtetutës në momentin e dekretimit të Xhafajt”. Ndërsa për Bashën, Baze u shpreh se “çadra e ka nxjerrë nga gjumi e përtacia që e karakterizon, dhe i ka dhënë një pamje leader-i; por PD-ja e tij mbetet e dobët dhe e çorganizuar”.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy