Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias foli në lidhje me Shqipërinë duke u fokusuar tek çështjen detare si dhe zgjidhja e çështjes së ligjit të gjendjes së luftës si dhe ka përshëndetur palën shqiptare për vendimin e varrezave..
“Problemi kryesor që duhet të zgjidhim është gjendja e luftës. Pasojat juridike do të rregullohen në një procedurë të posaçme”, ka theksuar Kortzias gjatë një interviste në televizionin publik ERT.
Kotzias gjithashtu i është referuar edhe marrëveshjes për kufirin detar, duke thënë se ka rëndësi të madhe delimitimi i zonave ekskluzive ekonomike, posaçërisht me Shqipërinë.
Shefi i diplomacisë greke nuk përjashton zgjerimin e kufirit detar duke u referuar për herë të parë në Marrëveshjen për të Drejtën Detare në ujërat deri në 12 milje, një marrëveshje që ekziston por deri më sot nuk është zbatuar nga pala greke.
Gjatë intervistës ministri Kotzias ka folur edh epër vizitën e presidentit turk Erdogan, për emigrantët dhe për konfliktet me oopzitën.



