
Izraeli vlerëson se sulmet e tij kundër Iranit kanë vonuar aftësinë e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore me të paktën dy deri në tre vjet.
Një deklaratë e tillë u bë nga ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar në një intervistë të botuar nga Bild në Gjermani.
Ofensiva izraelite, e cila goditi qindra vende bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë komandantë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë, ka prodhuar rezultate shumë domethënëse, tha Saar.
Sipas vlerësimeve që marrim, ne e kemi vonuar me të paktën dy deri në tre vjet mundësinë që ata të kenë një bombë bërthamore.



