Rikthimi i tatimorëve në terren për të kontrolluar kuponin tatimor, duke nisur nga data 1 gusht, për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi rrit represionin ndaj biznesit.
Sipas tij administrata tatimore tashmë duhej të bëjë analizë risku, dhe jo të dalë në terren, pasi në këtë formë dështoi shtatorin e kalaur.
Preçi thotë se qeveria ka rritur arrogancën ndaj biznesit, e në këtë formë nuk rriten të ardhurat.



