
Sulejman Starova, specialist futbollit, mbështet Argjentinën në finalen e Botërorit ndaj Francës.
Megjithatë në emisionin “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV, Starova deklaroi se francezët në letër janë favoritë.
Unë jam një nga ata që duan të fitojë Argjentina, por Franca është favorite. Nuk e i sa do ndikojë gripi te francezët. Edhe francezët i druhen shumë moshës së re.
Nuk besoj që Messi në këtë moshë, mund të bëjë atë që bënte 25 vjeç. Luan me pauza. Jam kurioz sesi do luajë. Franca e ka shumë të ri Mbappenë. E parashikoj një zotërim topi të Francës dhe Argjentina do presë. Me logjikë, Franca do e ketë topin.



