Aksioni për rritjen e parametrave të sigurisë, policia shoqëron 24 shtetas (VIDEO)

Aksioni për rritjen e parametrave të sigurisë, policia shoqëron 24 shtetas (VIDEO)

Policisë Tiranë gjatë një aksioni në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore

Me rastin e festave të fundvitit, blutë e kryeqytetit kanë nisur kontrollet me qëlllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë, të atyre të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshshme apo të lëndëve narkotike.

Policia Rrugore e Tiranës ka përdorur dragerat e radarët, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, apo të atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit e në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete.

Nga verifikimet e kryera ka rezultar se 16 prej tyre ishin persona të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy