Shkarkohet nga detyra Prokurori i Apelit Dritan Peka.
Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me argumentin se prokurori i Apelit, Dritan Peka nuk i plotësonte kushtet për konfirmimin në detyrë dhe si të tillë kërkoi shkarkimin e tij.
Në seancën e sotme, pas verifikimeve të kryera KPA vendosi që ta shkarkojë atë nga detyra.
Mësohet se vendimi për shkarkimin e Pekës është marrë gjatë ditës së sotme, teksa u mbajt dhe seanca për rivlerësimin e prokurorit.
“Ndryshim i vendimit nr. 112, date 04.03.2019 te KPK-se qe lidhet me subjektin e rivleresimit Dritan Peka, shkarkim nga detyra,”– shkruhet në njoftimin e KPA-së.
Dritan Peka ishte drejtues në Prokurorinë e Apelit shkalla e parë në Tiranë prej vitit 2015.



