Suli: Goro pranoi fajin që të shpëtojë Olta Xhaçkën (VIDEO)

Suli: Goro pranoi fajin që të shpëtojë Olta Xhaçkën (VIDEO)

Gjykata e Posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Ky i fundit ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe nëse deklarohet fajtor nga GJKKO, do të përfitojë ule të dënimit me 1/3-ën.

Marin Suli, sekretar i OMONIA-s tha se Goro është detyruar të pranojë fajin i vetëm, ndërkohë që para gjykatës duhet të dilte së bashku me ish-ministren Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçin.

Sipas Sulit, kjo është një taktikë që Gaçi dhe Xhaçka të mbajnë tokën.

Suli tha se Prokuroria e Vlorës kthen mbrapsht denoncimet e njerëzve pasi nuk do që të përballet me politikanë të lidhur me PS-në.

Sot është ditë e keqe se po vërtetohet fakti që SPAK-u funksionim me regji, Goro po përdoret si viktimë për të shpëtuar Xhaçkën dhe burrin e saj. Do duhet që në bankën e akuzuar të ishin si grup i strukturuar kriminal, edhe Xhaçka edhe Gaçi. Janë shpëtuar me sa po kuptojmë dhe Goro është detyruar të pranojë fajin që të dënohet sa më pak.

Si ky rast janë me qindra dhe mijëra dhe njerëzit po ndërgjegjësohen dhe po denoncojnë . Një pjesë kanë shkuar disa herë në Prokurorinë e Vlorës dhe Prokuroria e Vlorës i ka kthyer mbrapsht se nuk ka këllqe që të gjykojë politikanë që kanë lidhje me PS-në. Një pjesë i drejtohet SPAK-ut, por SPAK nuk po vepron.

Goron e kanë detyruar më vjen keq që ka pranuar të përdoret dhe në këto kushte , se duan që t’i shpëtohet toka. Atij që iu vodhën 11 mijë metra katrorë Miallaq Bonjakut dhe Bashkisë së Himarës të mos kthehet më te i zoti por të quhet shpërdorim detyre ndërkohë që Xhaçka  me Gacin ta marrin toka. Aty ka falsifikim të pronës, aty ka  ndikim të paligjshëm, konflikt interesi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy